Rreth Nesh

Natyral Dekor është ndermarrje prodhuese dhe shërbyese, e cila filloi veprimtarin e saj prej vitit 1993, nga pronari Mehmet Hysenaj i cili me përkushtim dhe vullnet mjaft të madh arriti që të jetë një prej ndermarrjeve më të kërkuara në treg.

Natyral Dekor është një firmë kosovare  me qendër në Davidofc, komuna e Shtimës. Ndermarrja Natyral Dekor merret me këto veprimtari: Villa nga druri, Dyer dhe garazha,  Lodra për femijë, Dhoma gjumi, Terraca të ndryshme, Rrethoja të oborreve, Restaurante, Terasave dekorative për hotele, Restorante dhe shtepi, Gardhiqe speciale per zbukurimin e oborreve, Banaqe per kafiteri e shumë e shumë dekorime të tjera të përpunuara nga druri masiv.

Te gjitha këto elemente punohen nga druri masiv me kualitet te larte.

Ekipi ynë me përvojë dhe i përkushtuar, punon me pasion dhe profesionalizëm për të realizuar projektet për klientët tanë. Ne ofrojmë konsultim të specializuar, projektim të personalizuar, ndërtim dhe instalim të prodhimeve nga druri, dhe shërbime të tjera të lidhura me këtë fushë. Përdorimi i teknologjisë së avancuar dhe njohurive tona të thella në lidhje me drurin, na lejojnë të sigurojmë rezultate të jashtëzakonshme dhe të kënaqim kërkesat nga klientët tanë.

Zgjidhni Natyral Dekor për Projektet Tuaja të Drurit!

Nëse ëndërroni për një vilë të mrekullueshme nga druri, terasë romantike, verandë të bukur, tavolinë dhe karrika elegante, apo rrethoja nga druri të përshtatshme, ne jemi zgjedhja e duhur për ju. Jemi këtu për të ndihmuar në realizimin e projekteve tuaja dhe për të sjellë bukurinë natyrore në jetën tuaj.